Loading...

Një grua është filmuar duke braktisur djalin e saj të porsalindur në një kosh mbeturinash.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket një grua e cila afrohet te koshat e mbeturinave me një motoçikletë.

Bashkë me të udhëtonin edhe dy fëmijët e saj të tjerë, por për fat të keq më i vogli ishte lënë në një çantë, gati për t’u braktisur.

Gruaja në fjalë, e cila është identifikuar si 29-vjeçarja Waraporn, e solli në jetë djalin e saj të mërkurrën, por si duket bëhej fjalë për një fëmijë të padëshiruar.

Pasi e lë fëmijën pranë koshit të plehrave, nëna shihet duke i hipur motorit dhe duke u larguar bashkë me fëmijën tjetër.

Fëmija raportohet të ketë ndenjur në nxehtësi për të paktën 4 orë derisa u zbulua nga një punonjës që pastronte koshat.

Foshnja e kishte ende kordonin e kërthizës ndërsa e ëma u shpreh para policisë që kishte katër fëmijë dhe një i pestë ishte shumë për t’u përballuar.

Burimi:Mail Online|JOQ Albania

Loading...
loading...
Loading...