Loading...

Sërish ngjala? E vërteta e takimit të Ramës me Metën në Gjirin e Lalzit
ryeministri Edi Rama është parë dy ditë më parë në Gjirin e Lalzit.

Sipas shkrimit të botuar në gazetën Dita, ‘vizita’ është bërë në orët e vona, ku prania e KM është kuptuar nga prania e shoferit dhe truprojës kryesore të Ramës, të cilët janë parë duke pritur në lokalin e kompleksit Lura 1 afër bregut.

Ky kompleks është pjesë e vijës bregdetare të Lalzit ku janë edhe vilat e famshme verore të familjeve Meta dhe Berisha, vetëm pak metra larg njëri-tjetrit.

‘Kjo do ishte hera e dytë që Rama dhe Meta takohen jopublikisht gjatë kohës së krizës politike.

Sinjali për një takim mes tyre u dha nga një foto e Metës disa ditë më parë botuar nga vetë ai në rrjete sociale.

Aty Meta shfaqej me personin që ka ndërmjetësuar edhe darkën e famshme mes tij e Ramës në të njëjtin vend.

Përse duhet të takohen fshehtas Presidenti dhe Kryeministri, të cilët duken kaq të acaruar në publik, mbetet pyetje ende pa përgjigje.

Por ndërkohë në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar “për shkarkimin e Metës” pati një devijim “të pakuptueshëm”.

Të paktën për publikun.

Ndërkohë që deri në atë ditë u tha që Komisioni kishte një raport të detajuar ku provoheshin “shkeljet e Kushtetutës” nga Meta, papritur Komisioni kumtoi se do merret njëherë një “opinion nga Venecia” nëse ka shkelje.

Vera e nxehtë e rrymave dhe sherreve afrikane, nuk duket dhe aq e nxehtë në Lalzin e ngjalave.

Ftojmë kryeministrin ose presidentin ta përgënjeshtrojnë lajmin nëse është i pavërtetë’, shkruan gazeta Dita.

Loading...
Loading...
Loading...