Loading...

Prej disa muajsh reperi Stresi ndodhet në burg. Gjatë këtyre muajve ka qenë partnerja e tij Kejsi, ajo që ka mbajtur të informuar fansat e tij.

Por, së fundmi me anë të një postimi në “Instastory” i është përgjigjur pyetjes se si shkon familja e saj me atë Stresit.

Pyetja e fanses ka qenë kjo:

A shkon mirë mami jot me vjehrrën tënde?”
Më pas Kejsi është përgjigjur:

Të dyja familjet tona shkojnë shumë. Kur janë larg, flasin çdo ditë, ndërsa kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to!”.
Kejsi ndodhet në Kanada, ku ndjek studimet e larta. Edhe pse ajo ka pasur dëshirë për të udhëtuar drejt Shqipërisë për ta takuar reperin, ai nuk ka dashur, duke e lënë takimin e shumëpritur për ditën që ai do të dalë nga burgu.

Loading...
Loading...
loading...