Loading...

Duket se as ndryshimi i trajnerit nuk ka arritur dot të sjellë në vete kombëtaren shqiptare të futbollit.

Skuadra kuqezi, kësaj here e drejtuar nga Edi Reja i cili pasoi Panuçin në stol, u mund sot në Islandë 1-0, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit Euro 2020.

Një ndeshje që mund të kishte shkuar dhe ndryshe, nëse kuqezinjtë do kishin shfrytëzuar si duhet rastet e krijuara.

Goli i Gudmundson në minutën e 22-të të ndeshjes i dhuroi fitoren vendasve.

Nga ana tjetër futbollistët kuqezinj u përpoqën deri në fund për të shënuar të paktën golin e barazimit, por nuk ia dolën.

Kështu, u mbyll gjithçka 1-0 dhe ka nisur kështu me humbje aventura e trajnerit Italian, Edi Reja në stolin kuqezi.

Tashmë kombëtarja shqipare do të zbresë sërish në fushë, kësaj here pas 3 ditësh ku do presim në “Elbasan Arena” Moldavinë.

Loading...
Loading...
Loading...