Deputetet e PDIU, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi dhe Mesila Doda, gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLawmakers, Shpetim Idrizi, Aqif Rakipi and Mesila Doda, during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity, organized in Tirana hotel.

Nga editori, infoelbasani.al

Edhe pse arriti të fitojë 3 deputetë në zgjedhjet që sapo kaluan, PDIU ndodhet në ditë të vështira. Aktualisht vëmendja është përqëndruar në mandatin e pretenduar në Tiranë të kryetarit të kësaj force politike, Shpëtim Idrizi.

Prej disa ditësh, PDIU dhe vetë kandidati Idrizi, janë shprehur publikisht se ky mandat i është vjedhur dhe se ata kanë kërkuar që të rishikohet procedura. Në kah të Idrizit kanë dalë edhe parti të tjera në opozitë si LSI, Libra etj.

Por PS nuk duket se do të lëshojë pe. Mandati i përfituar nga Idrizi nënkupton një mandat më pak për PS-në dhe nuk është pak.

Nisur nga rezultati i zgjedhjeve, PS siguron e vetme mazhorancën në parlament. Megjithatë për marrjen e disa vendimeve asaj i nevojiten edhe disa deputetë. Koalicioni me LSI pothuaj është i mbyllur. Koalicioni me PD, gjithashtu duket një opsion i pamundur në realitetin politik shqiptar. Dhe përfundimisht PS i mbetet që të afrojë pranë saj deputetë që i bashkohen kauzës së Edi Ramës për mandatin e dytë.

Sinjalet e para janë dhënë. Deputetja e PDIU në Dibër u shpreh publikisht që do ti bashkohet Ramës. Por ka shumë gjasa që edhe dy deputetë të tjerë të kësaj force politike, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça të jenë pjesë e mazhorancës së re. Të tre këta deputetë bënë një fushatë të paparë në emër të PDIU dhe mandati i fituar realisht është punë e drejtpërdrejtë  e tyre.

Në fakt, një aleancë post zgjedhore e PS me PDIU duket se i hap punë ekipit të Ramës veçanërisht në aspiratën e anëtarësimit në Bashkimit Europian. Nëse kjo aleancë do të ndodhë, qeveria greke me siguri që do të bëhet pengesë duke vendosur veton në BE. Dhe kështu Rama ndodhet në dilemë të madhe edhe pse për momentin aleatja më e afërt është PDIU.

Opsioni gjithsesi mbetet i hapur. Vetëlargimi i mundshëm i dy deputetëve të tjerë të PDIU dhe bashkimi me PS i lehtëson shumë punë Kryeministrit Rama. Por largimi i tyre, nga ana tjetër nënkupton humbje për PDIU e veçanërisht për Shpëtim Idrizin i cili aktualisht është pa mandat.

Se si do të jenë lëvizjet e reja politike, mbetet për tu provuar ndoshta në shtator.  Infoelbasani.al

loading...