Loading...

 

Nga Agim  DAJA

Duke qene se energjia si ajo elektrike dhe ajo termike ka nje rendesi te vecante ne ekono-mine  e sotme kohet e fundit B.E.-ja   po i kushton nje rendesi te vecante.

Ne maj te vitit 1992 nje ekip nga “ INTERNATIONAL RESOURCES GROUP” l.t.d. me rezidence ne Washington D.C.  ne fillim te auditimit te energjise ne “CEMENTOVNIA WIERZBICA POLAND”  shprehet se :Ne nje program te ndihmave teknike per Europen,  Sh. B. A. eshte perqendruar fillimisht ne Poloni dhe Hungari ku tranzicioni edhe ai teknik, eshte me faza me te avancuara, me pas fokusi i saj do te shtrihej ne Ceki ( te pa ndare), Bullgari, Rumani dhe Jugosllavi ( ako-ma te pa ndare) . Ne te ardhmen asistenca ne shkalle te gjere do t”u jepet shteteve balltike si Estonia, Letonia, etj ndoshta dhe Shqiperia. Grandet dhe asistencat e tjera per Europen qendrore dhe lindore  perbejne nje angazhim amerikan prej 1,5 miliard dollaresh qe nga viti 1989.

Nen kete optike Parlamenti i Shqiperise  miratoi ligjin 124/2015 “ PER EFICENCEN E ENERGJISE”, ligjin 116/2016 “PER PERFORMANCEN E ENERGJISE NE NDERTESA” dhe ligjin 7/2017 “PER NXITJEN E PERDORIMIT TE ENERGJISE NGA BURIME TE RINOVUESHME”.

Nen orientimet e ketyre ligjeve Keshilli i Ministrave me V.K.M. 852 DT. 7/12/2016  krijon “AGJENSINE E EFICENCES TE ENERGJISE (A.E.E.).

Qe nga casti i krijimit te kesaj Agjensie ( ku vlen te theksohet se eshte organizem shkencor nen juridiksionin e Ministrise te Energjise dhe Industrise,  sot Ministria e Infrastruktures dhe Energjise) duhej qe te kontaktohej me  DG. ENERGY ( Organisational Chart) prane Komisionit Europian

Nga kjo Agjensi duhej te merreshin udhezimet rreth:

1 – Standartizimit te paisjeve energjitike.

2 – Hartimi I nje manuali Kombetar mbi te dhenat klimaterike Kombetare.

3 – Pershtatja e Standarteve Europiane per kushtet e Shqiperise.

4  – Standartizimit te Certifikatave te Eficences te Energjise ne Ndertesa Rezidenciale ose ne Komplekse Komerciale.

5 – Standartizimi I Auditit te Energjise ne Ndertesa Rezidenciale, Ndertesa Komerciale, dhe Impiante Industriale.

Mbi bazen e ketyre te dhenave duhej te hartohej nje program pune per Kurset e Kualifiki-mit qe Inxhinierët e kualifikuar te ishin ne gjendje te merrnin Licencen dhe me pas sipas ligjeve te Parlamentit te hartoheshin Aktet nen Ligjore per kryerjen e ketyre auditimeve dhe leshimin e “LICENCE TE EFICENCES TE ENERGJISE “ dhe te “LICENCE  TE AUDITIT TE ENERGJISE”.

1 Ne fakt ndodhi e kunderta, ne disa Universitete Shteterore dhe Private u kryen kurse per inxhiniere  ku u leshuan certifikatat “CERTIFIKATA PER AUDITIN E ENERGJISE”. Nga mbi 200 inxhiniere qe kane marre kete certificate as edhe njeri nuk eshte ne gjendje te hartoje nje relacion per leshimin e “CERTIFIKATES SE PERFORMANCES TE ENERGJISE” ne ndertesat rezidenciale apo te “CERTIFIKATES TE AUDITIT TE ENERGJISE” ne ndertesa sociale ( shkolla, spitale, komplekse turistike) apo inpiante dhe fabrika  industriale.

Sikur te mos mjaftonte per kurset me Inxhiniere jane hartuar dhe Kurse ne Universitetin “POLIS” me baze Shkollen e Mesme ( 2 vjecare).Nga keto kurse nuk pritet te perfitoje as edhe nje pjestar i ketyre kurseve.

Per licensimin e Inxhinierave qe kane mbaruar kurset e lartpermendur ( ku mbi 50% e tyre prisnin te licensoheshin sepse ishin te pa pune) ka me se 2 vjet qe eshte pergatitur nje Draft “PROJEKT VENDIM “ te K.M. per “ PER MIRATIMIN E RREGULLORES PER KATEGORITE, KUSHTET, KERKESAT E KUALIFIKIMIT DHE TE EKSPERIENCES PROFESIONALE PER LICENSIMIN E AUDITUESIT TE ENERGJISE”.

Ka me se 2 vjet qe ky Projekt Vendim nuk ka arritur te behet Vendim.Por qe ky Projekt Vendim te kthehej ne V.K.M. duhet te ishin aprovuar disa akte nen/ligjore per kete objektiv  te cilat shtetet anetare te B.E i kane kaluar me pare:

1 – Kuadri ligjor i klasifikimit te ndertesave rezidenciale dhe atyre komerciale ne baze te PERFORMANCES ENERGJITIKE

2 – Kuadri i pergjithshem i nje metodologjie per llogaritjen e performances te integruar ne ndertesa dhe njesi te ndryshme te prones.

3 – Percaktimi i kerkesave minimale per performance  e energjise ne ndertesat egzistuese dhe vecanerisht atyre sociale ( shkolla, spitale etj.).

4 – Percaktimi i caqeve indikative , mekanizmat, stimujt dhe kornizat institucionale, finan-ciare dhe ligjore per te patur efektivitetin maksimal te energjise.

5 – Percaktimi i kushteve per zhvillimin dhe promovimin e tregut te promovimeve te ener-gjise dhe sigurimin e masave te tjera per te permiresuar efikasitetin e energjise per perdoru-esit perfundimtar.

Persa i perket kushteve te licensimit te cilat duhet te jene 2 tipesh te dalluara njera nga tje-tra , kerkesat dhe kushtet duhet te jene te tilla qe personi i licensuar duhet te jete i pershta-tshem dhe i afte per te leshuar nje certifikate :

1 – Licensimi I personave qe do te leshojne CERTIFIKATEN E PERFORMANCES TE ENERGJISE duhet te jene  te licensuar per nje kohe me pak se 3 vjecare ( arkitekte, inxh. ndertimi, inxh. mekanik ) ne kategorite 4a, 4b, 4c, 4e, te klasifikuar sipas fushes te studimit dhe te projektimit te dhena me pare nga “MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN” e sot nga “MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE”

2

2 – Licensimi i personave qe do te leshojne CERTIFIKATEN E AUDITIMIT TE ENERGJISE duhet te jene te licensuar per nje periudhe jo me pak se 3 vjet ( inxh. elektrik dhe inxh. mekanik) ne kategorite 4a, 4b, 4c, 4e, 4f, 4g,4h,4i, te klasifikuar sipas fushes te studimit dhe te projektimit te dhena nga Digasteret e lartpermendura.

Me vendim te Komisionit Europian Nr. 7124 dt. 27/10/2017 ( kohe kur tashme Agjensia e Eficences te Energjise ishte ngritur ) eshte miratuar nje program pune per vitet 2018 – 2020 titulluar “HORIZONT 2020”me nje buxhet prej 642.810.000 Euro te ndare per 3 vite dhe  71 projekte te ndryshme. Keto projekte kishin si qellim “ Hulumtimet, demonstrimet, inovacionet dhe veprimet e marrjes te tregut ne te gjithe sektoret e ndryshem te energjise sidomos ne energjine e rinovueshme, sistemet e zgjuar te energjise, efikasitetin e energjise si dhe prioritete te tjera”.

Ne keto projekte me financimin e siperpermendur pervec vendeve te B.E. dhe atyre euro-piane jasht ketij bashkimi kane marre pjese duke thithur fonde per pune shkencore ne kete fushe. Pervec vendeve te lartpermendura kane marre pjese dhe kane thithur fonde dhe orga-nizma nga Izraeli, Turqia, Ukrahina etj. ndersa vendi yne ( nepermjet A.E.E) jo vetem qe nuk ka marre pjese por nuk ka as me te voglin njohuri rreth ketij programi te K.E. Vlen te theksohet se ne kete program me interes te vecante per stadin aktual ku ndodhemi do te ishin projektet qe do te benin te mundur hartimin e planeve per nderhyrjet ne rikonstruk-sione te  ndryshme ne ndertesat ekzistuese sociale si Shkolla dhe Spitale per te rritur Efi-cencen Termike me qellimin final te permiresimit te kushteve ne keto ambiente vecanerisht ne sezonin e dimrit. Projekte me interes do te ishin dhe perdorimi i energjise diellore ne realizimin e ujit te ngrohte sanitar ne spitale dhe konvikte duke eliminuar energjine elek-trike ose energjine termike te perfituar nga perdorimi  e lendeve djegese.

Realizimi me sukses jo vetem qe krijon nje pasqyre te situatave ku ndodhemi por dhe mu-ndesine e perfitimit te Granteve per investime ne keto fusha gje e cila do te mundesonte kushte me te mira ne ambientet e mesimdhenies dhe situate me konforte te semureve ne spitale.

Gjithashtu nepermjet ketyre projekteve mund te realizohej nje certifikim te impianteve egzistuese ne ndertesat si Shkolla, Spitale, Ndertesa te Administrates si dhe ne ato te in-vestuara ne ndertime private.

Ne kapitullin Nr 15 te hapjes te negociatave per Anetaresim ne B.E.midis te tjerave thuhet: Siguria energjetike dhe politikat afatgjata në sektorin e energjisë qëndrojnë në bazë të zhvillimit ekonomik të vendeve të BE. Për më tepër, BE i kushton vëmendje të veçantë  dimensionit shoqëror dhe përkrah qëndrueshmërinë e burimeve energjetike, duke vendosur rregulla konkrete mbi mbrojtjen e mjedisit, promovimin e burimeve alternative të energjisë. dhe mbrojtjen nga rrezatimi.

Tri objektiva themelore të politikës energjetike të BE  janë: konkurrueshmëria, sigurimi i furnizimit me energji dhe mbrojtja e mjedisit. BE ka një legjislacion të pasur mbi rregullimin e sektorit energjetik si në vendet anëtare,ashtu dhe në nivel të Unionit. Disa nga politikat kryesore përfshijnë rregullime mbi ndihmën shtetërore dhe konkurrencën, dobinë  energjetike,  rregullimet e tregut të brendshëm energjetik dhe promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, siç janë era, energjia diellore, etj.

Duke qene se i tere stafi teknik i Ministrise te Europes  dhe Puneve te jashteme eshte ne provesin e “Screening” mbeshtetja ne kete aspekt nga “A.E.E.” nuk eshte aspakt ekzistente, qofte nga pergatitja teknike ashtu dhe nga pergatitja legjislative me ligjet e aprovuara ne Parlament.

E themi kete sepse ligjet e miratuara sic theksuam me siper jane te pa plota duke ju referuar direktivave Nr. 2009/28/K.E. , 2010/31/K.E. dhe 2012/27/K.E. per aresye qe te jene te plota duhet te ishin  miratuar  disa akte nenligjore te cilat do te vendosnin themelet e ketyre ligjeve.

Aspekt  tjeter i te metave qe verehen ne fushen e ndertimit eshte dhenia e “LEJEVE TE NDERTIMIT” pa patur “ CERTIFIKATEN E EFICENCES TE ENERGJISE”.     Kjo reflektohet ne disa aspekte:

1 – Niveli i konformitetit te nderteses qe do te realizohet. Te cfare shkalle te eficences te energjise dhe ne fund sa eshte kostoja e jeteses konforte ne keto banesa.

2 – Sa eshte konsumi i ujit sanitar  te nevojshem dhe a eshte e mundur qe furnizimi nga pika e lidhjes te kenaqe kushtet e jeteses se banoreve.

3 – Sa eshte niveli i shkarkimit te ketyre banesave dhe ne se eshte ne gjendje qe kolektori ne piken me te afert do ta perballoje keto shkarkime apo ne raste te vecanta do te kemi permbytje.

4 – Sa eshte nevoja per enegji elektrike. Pika me e afert qe do te lidhet a do ta perballoje dhe kete  ngarkese te energjise ku pervec ndricimit do te jete energjia per klimatizimin e nderteses, energjia per ngrohjen e ujit sanitar etj.

5 – Sa eshte shkalla e ventilimit per kuzhinat dhe per banjot e mbyllura ku te eliminohet mundesia e nderthurjeve te gazrave nga nje ambient ne tjetrin.

Gjithashtu nje rendesi te vecante kane standartizimet dhe normat e hartuara nga “AEE”  dhe te miratuar nga Ministria perkatese ne rastet e klasifikimir ( Vendosjes te YJEVE ) ne Hotelet dhe Rezortet Turistik.

Per klasifikimin e tyre duhet te aplikoheshin Norma Nderkombetare per

1 – Klimatizimi  i ambientit.

2 – Nivelin e ndricimit.

3 – Pastertine e ajrit ne ambientet e perbashketa dhe ato te vecanta etj.

Por qe te realizohen keto certifikime, punonjesit e Licensuar duhet te jene te paisur me Licenca te leshuara nga B.E. qe vertetojne shkallen e kualifikimit ne perputhje me Normat e vendosura nga B.E.

4 Nje nga reformat me te suksesshme te kesaj Qeverie eshte reforma ne sektorin elektrik, ku perqendrimi ishte te  abonentet qytetare qe nuk kryenin pagesat sipas detyrimeve. Per mendimin tim kjo reforme mbetet e pergjysmuar perderisa nuk eshte arritur nje auditim I plote ne ndertesat shteterore si Shkolla, Spitale, Komplekse te zyrave shteterore ashtu dhe ne sektorin privat sic jane Hotelet  dhe Ndermarrjet prodhuese.

Por tere keto nuk arrihen perderisa “AUDITUESIT E ENERGJISE” jane te pa licensuar nga “MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE” e mbeshtetur me aktet nen/ligjore nga “A.E.E.”.

Pra sic shihet nga problemet e ngritura me lart detyrat qe duhet te zgjidhe “A.E.E.” jane jo vetem organizative por me e shumta shkencore.

Me aktet nenligjore dhe me Normat Teknike te hartuara nga kjo Agjensi duhet te jene ne dijeni te gjitha Zyrat e urbanistikes te te tera Bashkive ne vend si dhe zyrat e projektimit Ndertimore  te cilat duhet te marrin pjese ne diskutimin e cdo normative qe realizohet.

Zbatimi i Normave, Standarteve dhe rregulloreve te dala nga “A.E.E.”  do te bente te ki-shim nje disiplinim ne Standartet e Ndertimit si dhe nje shkalle me te larte Projektimi dhe Shfrytezimi te Impianteve te klimatizimit te ambienteve te Punes e te Jeteses si ne Vere  ashtu dhe ne Dimer.

Ne mbyllje te ketij  artikulli shprehim qarte se detyrat e ngarkuara nga Parlamenti dhe Qeveria mbeten ne mes te rruges ne se ne perberje te administrates nuk  mbizoteron profesionalizmi dhe predispozicioni I saj  per te kryer detyrat per te cilat  eshte ngarkuar dhe paguhet nga Taksapaguesit e ketij vendi.

Nje fjale e urte popullore thote qe “ Vendit te punes gjeji  Njeriun dhe jo Njeriut Vendin e punes”.

Agim  DAJA –INXHINIER MEKANIK TERMIK NDERTIMI  –0692086273

 

Loading...
loading...
Loading...