Loading...

Nga Ahmet  Mehmeti

Projektit “Sebashku je sy per mjedisin”, ne kuadrin e Programit SENIOR II, zbatuar dhe mbeshtetur nga REC  Shqiperi dhe financuar nga Ambasada Suedeze,  ne qytetin e Elbasanit kontribuoi per kryerjen e studimit per varferine energjitike nga shoqata mjedisore Klubi Ekologjik Elbasan.  Me konceptin “varfëri energjetike” kuptohet gjendja në të cilën një familje nuk mundet të kryej shërbimet energjetike në shtëpi në një nivel të atillë që mund të përballojë nevojat e saj sociale dhe materiale. Levat që përcaktojnë nëse jemi ose jo në varfëri energjetike janë: efiçenca e energjisë në ndërtesa, kostoja e energjisë dhe të ardhurat familjare. Për këtë arsye në vendet e Evropës Perendimore, varfëria energjetike i referohet në mënyrë të përgjithshme situatës ku individët nuk janë në gjendje të sigurojnë energjinë e nevojshme në banesë me një çmim të përballueshëm. Koncepti analizon bashkë tre shtylla të rëndësishme: politikat e energjisë, politikat sociale dhe praktikat e efiçencës së energjisë. Nj raport i vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Elbasanit publikohet pas një pune kërkimore dhe vlerësuese për 6 muaj. Ai ka qëllim kryesor të japë informacion te sakte në lidhje me performancën e energjisë në sektorin e banesave në familje të zakonshme dhe ato në vështirësi ekonomike, institucione publike dhe private si një mjet i vlefshëm për të adresuar sfidat për përdorimin e qendrueshëm të energjisë së pastër, me synim eficencën e energjisë dhe minimizimin e ndikimit negativ në mjedis.

Puna kërkimore konsistoi në përpilimin e 50 pyetjeve me karakter social, ekonomik dhe shëndetësor. Anketuesit I plotesuan formularet në mënyrë të tillë që të kishim një mbulim gjeografik sa më të gjerë dhe përfaqëues.

Grupet që u targetuan ishin familje (të zakonshme dhe ne nevoje) institucione publike dhe ente private.

Per kete qellim u plotesuan 238 pyetesore duke u intervistuar 45 familje ne nevoje (vulnerable) qe trajtohen me ndihma sociale dhe 193 familje te zakoneshme (te randomizuara) te zgjedhura ne menyre rastesore, pra gjithsej 238 familje,   si dhe 62 pyetesore te tjere per ente administrative, arsimore, shendetsore e hotele, gjithsej 300 pyetesore, qe plotesojne kushtin per te dale me konkluzione te mbeshtetura shkencerisht per te pasur te dhena te besueshme sipas standarteve me te perparuara europiane te koheve te fundit.

Nga perpunimi i te dhenave rezultoi se 70 % e familjeve elbasanase e perdorin energjine elektrike per ngrohjen e mjedisit familjar  si dhe te ujit ne guzhine dhe banje. Në po kete perqindje perdoret energjia per freskim gjate diteve te nxehta te veres.

Per ngrohjen vetem te mjedisit te brendshem energjine elektrike e perdorin 60 % e familjeve kurse 24, 4 % perdorin dru zjarri dhe ngrohes te tjere alternative. Vetem 15 % e familjeve i perdorin pjeserisht burimet e ndryshme te energjise.

Sipas ketij studimi 71,8 % e familjeve kane veshtiresi per te paguar faturat e shpenzimeve per energjine elektrike ne banese. Kjo gjendje ka bere qe 90 % e familjeve qytetare te marrin masa per te pakesuar konsumin e energjise elektrike duke fikur dritat gjate shkimit te televizorit etj. 50,8 % e te intervistuarve u shprehen se konsumojne me pak ushqime dhe pije te ngrohta se do te donin. Nje gjendje e tille ka ardhur edhe se 55 % e familjeve elbasanase kane te ardhura mesatare mujore nga 10 000 deri ne 35 000 leke.

Gjendjen e veshtire energjitike ne kete qytet e veshtireson edhe performanca e dobet e banesave. Ne 10 % te banesave ka dyer dhe dritare ku kalojne rryma ajri kurse 23 % e banesave kane probleme me lageshtiren dhe mykun.

Ne kete problematike  me veshtiresi energjitike per familjet e thjeshta bie ne sy edhe nje dukuri pozitive per mbrojtjen e mjedisit, konkretisht per mbrojtjen e pyjeve nga prerjet per dru zjarri, te cilat vazhdojne edhe tani ne permasa shume te medha ne bashki te ndryshme te vendit. Keshtu ne qytetin e Korçes energjia dominuese per ngrohje dhe gatim eshte ajo e biomases (dru zjarri), ne Shkoder  40 % e familjeve, ne qytetin e Vlores drute e zjarrit nuk perdoren fare.  Vetem 16.5 % te familjeve qytetare elbasanase perdorin dru zjarri (biomasë) per ngrohje e gatim. Konsumi vjetor i biomases per familje ne vit, ne qytetin tone eshte 3,43 meter kub kurse çmimi i nje metri ster shkon nga 1400-2000 leke per meter ster ose mesatarisht 3500 leke per meter kub.

Ky projekt ka sjelle te dhena te shumta dhe jashtzakonisht interesante qe do te ndihmojne politikeberesit, vendimarresit, zbatuesit , ne nivel qendror dhe vendor, si dhe publikun e gjere per te marre masat e nevojeshme per diversifikimin e burimeve te energjise se paster dhe te riperteriteshme, permiresimin e eficiences se saj si dhe performances se ndertesave per t’ju afruar atyre te Bashkimit Europian, ku aspirojme te hyjme seshpejti.

Loading...
Loading...
loading...