Loading...
Loading...

Nga Fatos Salliu

Nuk janë të pakët shqiptarët që janë integruar në jetën politike, ekonomike, sociale, shkencore dhe në të gjithë fushat në vendet e Perëndimit. Dhe këta shembuj pozitivë na bëjnë të ndjehemi krenarë.

E tillë është edhe Elierta Myftari nga Elbasani. Pasi përfundoi studimin fillor dhe të mesëm në qytetin e lindjes me rezultate të shkëlqyera, ajo ikën në Itali ku diplomohet për juridik.

Falë përkushtimit dhe pasionit për profesionin, shpejt bëhet e njohur dhe fillon punë në studiot avokatore.

Si një grua me virtyte të larta, ajo mishëron ndjesitë e nënave dhe motrave shqiptare. Ndaj në profesion i dedikohet fëmijëve dhe më të dobtëve të cilët, janë të pambrojtur apo viktima të dhunës në çdo aspekt.

Elierta Myftari gëzon një mbështetje dhe reputacion të gjërë në Milano. Me punën dhe korrektësinë e saj, ajo është bërë shembull frymëzimi, tashmë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për italianët që e kanë besuar të kandidojë për këshilltare në Këshillin Rajonal në Milano.

Cilido që e lexon këtë shkrim dhe është shqiptar në këtë zonë le të mbështesë me votën e tij Eliertën. Madje të ftojnë edhe miqtë italianë. Vota për atë në fakt është votë për Shqipërinë tonë.

Suksese Elierta!

Ja një CV e përmbledhur e Eliarta Myftari

Lindur me 24 dhjetor 1982 ne Elbasan, u rrita ne nje familje plot vlera, me nje baba Oficer i Ushtrise e nje nene qe i ka dedikuar jeten mesimdhenies dhe shkrimit.

Ne femijeri kam frekuentuar shkollen e muzikes “Onufri” ku studioja piano, ndersa shkollen e mesme e kam kryer ne gjuhe frenge tek “Mahmut & Ali Cungu”.

Ne shtatorin e vitit 2001, pasi u diplomova me rezultate te shkelqyera, u trasferova ne Itali per te studjuar juridik. Keshtu, ne vitin 2007 u diplomova ne Shkenca Juridike dhe ne marsin 2010 mbarova masterin dyvjecar ne Juridik prane “Seconda Università degli Studi di Napoli”.

Gjate viteve te universitetit u martova (ne korrik 2004) dhe u bera dy here nene (ne maj 2003 e ne janar 2005) e nje djali dhe nje vajze qe sot jane 14 dhe 13 vjec. Ne veren e vitit 2010 u trasferova ne veri te Italise dhe ne nentor fillova stazhin si asistent avokat prane dy Studiove Ligjore ne Lodi. Ne vazhdim, kryeva gjithashtu stazhin ne Shqiperi ku, ne tetorin e vitit 2016 dhashe provimin e kualifikimit te profesionit te avokatiti duke rezultuar fituese.

Jam nenshtetase italiane qe nga gushti i 2015. Aktualisht, jetoj, bashke me familjen ne nje qyteze prane Milanos dhe punoj ne nje Studio Ligjore ne Milano. Karrieren politike e fillova edhe fale punes qe kryej sepse me ka ndodhur, gjate viteve, te shoh shume padrejtesi ku “viktimat” kryesore jane femije, gra e te moshuar qe Sistemi Politik nuk eshte ne gjendje te mbroje.

Si nene dhe grua, jam, domosdoshmerisht, e perquendruar ne tematikat qe kane te bejne me me te dobtit, me ata qe pesojne (qofte dhune, qofte padrejtesi nga ana e shtetit).

Ne keto zjedhje kandidoj per Provincen e Milanos ne Listen Parisi qe mbeshtet te djathten. Besoj e, mbi te gjitha, shpresoj se bashkeatdhetaret me nenshtetesi italiane (edhe ata qe nuk me njohin personalisht) do te kene besim tek une sepse kemi te perbashket nje histori mbushur me aventura, me perpjeke, me veshtiresi por edhe me arritje ne nje toke te huaj qe u be edhe e jona.

Gjithashtu, kam mbeshtetjen e shume miqeve e kolegeve italiane qe kam njohur nder vite si ne jeten private ashtu edhe ne ate profesional. Infoelbasani.al

Loading...