Loading...

U mblodh sot Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi u zhvillua në ambientet e Hotel Turizmit “Skampa”. Në këtë takim merrnin pjesë Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Sekretari i Marrdhënieve me Mediat Alfred Peza, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, ish kryebashkiaku Qazim Sejdini, Kryetari i Qarkut Bukurosh Stafa, kryetari i PS-së Elbasan deputetë të PS etj.
Ndër të tjera në këtë takim u theksua fakti se pas zgjedhjeve të qershorit, kjo forcë politike ka hyrë në një fazë të re riorganizimi.
Me këtë rast Kreu i Grupit Parlamentar deputeti Taulant Balla komunikoi edhe një porosi të veçantë të Kryeministrit dhe Kryetarit të PS-së Edi Rama. Sipas tij Rama ka kërkuar që të rritet numri përfaqësues i femrave në strukturat e organizatave të Partisë Socialiste.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Balla nënvizoi më tej se koha është flori dhe se tani nga zgjedhjet për pushtetin vendor kemi kaluar në zgjedhjet brenda partisë.

Loading...
Loading...
Loading...