Loading...

 

Emërimi i Mike Pompeo si Sekretar i Shtetit në SHBA, nga presidenti Donald Trump, solli zëvendësimin e Pompeos në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA-s).

Pas largimit të Rex Tillerson nga kabineti i Trump, në krye të CIA-s do të vijë një grua që deri më tani ka qenë zëvendësdrejtore e CIA-s.

Ajo është Gina Haspel dhe është gruaja e parë në krye të kësaj agjencie.

Por kush është shefja e shumëpërfolur e CIA-s?

Gina Cheri Haspel ka lindur më 1 tetor 1956 dhe është quajtur shpesh “ekspertja e torturave”.

61-vjeçarja ka qenë agjente e fshehtë për një kohë të gjatë dhe ka luajtur një rol qendror në zbatimin e programit jashtëgjyqësor në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të burgosur dhe marrë në pyetje të dyshuarit për terrorizëm.

Haspel drejtoi një nga burgjet e CIA-s të vendosur në Tajlandë në 2002, të quajtur “Syri i Maces” ku terroristët e dyshuar të Al-Caeda, Abd al-Rahim al-Nashiri and Abu Zubaydah janë mbajtur për një kohë të gjatë dhe i nënshtroheshin praktikave më të ashpra te torturës, si futja e kokës në ujë.

Këtë formë të torturës e mbështet edhe Donald Trump.

Zubaydah futej ne ujë 83 herë në muaj, ishte i privuar nga gjumi dhe koka e tij përplasej në mur. Gjatë kësaj kohe ai humbi syrin e majtë.

Haspel është gjithashtu përgjegjëse për urdhërimin në vitin 2005 të shkatërrimit të kasetave, ku ishin regjistruar të gjitha torturat, ndaj të cilave ishin nënshtruar të paraburgosurit dhe që ruheshin në Tailandë.

Ajo u bashkua me CIA në vitin 1985. Në shkurt 2017 u emërua nga Presidenti Donald Trump si Zëvendës Drejtore e CIA-s.

Loading...
loading...