Loading...

1280px-Earth-lighting-equinox_EN

Ekuinoksi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra eDiellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit të tokës rreth 20 marsit dhe ´23 shtatorit të cdo viti. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Në hemisferën e veriut baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë njëviti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

 

Loading...
Loading...
Loading...