Loading...

Pak minuta më parë ka ndodhur një vrasje në qendër të Rrëshenit.

Burimet tregojnë se Tonin Gjini rreth 45 vjeç u ekzekutua në qendër të Rrëshenit dhe vrasësi nuk ka qënë i vetëm.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Vrasja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të qytetit, në sy të kalimtarëve të shumtë dhe ka shkaktuar panik në të gjithë Rrëshenin.

Sipas burimeve mësohet se shtetasit në fjalë, pak muaj më parë i është vendosur lëndë eksplozive në makinë, e cila ka shpërthyer, por nuk ka patur të dëmtuar në njerëz.

Viktima Tonin Gjini, sapo kishte lënë mjetin për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që i ishte vendosur tritol në të.

Loading...
Loading...
Loading...