Loading...

Një 25-vjeçare ka ndërruar pasi ka lindur fëmijën e saj të parë. E reja ka lindur me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak.
Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.
Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.
25-vjeçarja e kishte lindjen e parë.
Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë. Report tv

Loading...
loading...
Loading...