Loading...
Loading...

 

Qëllon me thikë komshiun dhe zhduket në drejtim të paditur. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, në lagjen “Shënkoll”.

Shtetasi L.L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A.Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua menjëherë në Spitalin kirurgjik ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen mirë motivet e ngjarjes. Policia ka bërë me dije paraprakisht se shkaku është për motive të dobëta pa i përcaktuar ato.

Në vendin e krimit shkuan policia dhe një grup hetimor. Policia ka identifikuar dhe po punon për të kapur autorin. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...