Loading...

Erik Hamren – Trajner i Islandës:

Është ndeshje e rëndësishme, por ne vijmë për më të mirën dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Qëllimi ynë është të shkojmë në Europian. Por, pas ndeshjes shihet nëse jemi të kënaqur me një apo tri pikë.
Nuk dua të flas shumë për Shqipërinë, por të flas për ne. Shqipëria ka qenë dhe është ekip i fortë. Me Turqinë ato kanë luajtur mirë, por kanë qenë të pafat. Por, për mua mbetet e fortë. Ata luajnë në shtëpi dhe do bëjnë më të mirën, do jetë e vështirë midis dy ekipeve të barabarta, siç ishte para tri muajsh në Rekjaevik.
Lojtarët tanë kanë pësuar disa trauma, por e përgjithshmja është mirë. Disttanca? Ska asgjë, jemi në një hotel të mirë.

Aron Gunarson- Kapiten i Islandës:

Është vendimtare për kualifikueset? Jo, ne gjithnjë mendojmë për ndeshjen e radhës. E dimë që Shqipëria u dëmtua nga humbja me Francën dhe do jetë e vështirë, është e vështirë me ju, do ketë luftë sportive.
Jemi të barabartë si ekipe dhe të luftojmë secila për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Të shohim nëse janë rivalë. Kur të përfundojnë ndeshjet, sepse është mjaft i ngjeshur si grup.
Do luajmë për tri pikët dhe do japim me të mirën. Por, ky është një grup i fortë me skuadra të mira.

Loading...
Loading...
Loading...