Elbasan, banorët e tre fshatrave protestë para rafinerisë: Na ka ndotur ajrin dhe tokën

267

Hidhen në protestë banorët e disa fshatrave përreth ish zonës së metalurgjikut në Elbasan. Shkak është bërë ndotja e mjedisit nga një subjekt që merret me përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj.

Banorët e fshatrave të Bradasheshit, Shijoni dhe Balldrenit jane mbledhur para Rafinerise se bitumit dhe nenprodukteve të naftës për të protestuar ndaj ndotjes qe kjo kompani shkakton ne mjedis qofte persa i perket shkarkimeve ne ajer ashtu edhe ne kanalet vaditëse duke dëmtuar rende edhe bujqesine.

Ata  janë shprehur se do të kërkojnë që ta zgjidhin me mirëkuptim këtë cështje ndryshe protesta nuk do të ndalet.

Nje prej aksionereve te R.B.H Belin Halil Gashi u angazhua te nderprese punen dhe shkarkimet ne mjedis nderkoje qe do te punoje per hapjen e nje kanali per shkarkimet dhe zgjidhjen e kërkesave të banorëve.

Protestes i eshte bashkuar deputeti i PS Taulant Balla i cili tha se rasti po hetohet nga ministria dhe institucionet përkatëse. Ai ka kërkuar që rafineria të mos vihet në punë dhe të gjitha dëmet e shkaktuara të rikuperohen.

Kompania e rafinerise se bitumit dhe nenprodukteve te naftes funksionin ne zonen e ish Kombinatit Metalurgjik prej 5 muajsh. Infoelbasani.al