Loading...

Komunikata e Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 25 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi : A.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Mengël , të Elbasanit, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta kanë kanosur me sende të forta shtetasin A.Ll. Shtetasi B.H, më pas është larguar nga vendngjarje me mjetin e tij dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës.
Gjatë shoqërimit për në Polici, shtetasi B.H ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Loading...
loading...
Loading...