Loading...
Loading...

 

Revista “Albanon” është kthyer në një burim tepër të rëndësishëm informacioni për qytetarët e Elbasanit dhe jo vëtëm. Sapo është botuar numri i tretë që përmban 13 artikuj, të ndarë në rubrika përkatëse. Ana Toçi një nga kordinatoret  e revistës “Albanon” tregon me detaje gjithë atë ç’ka një lexues mund të gjejë në numrin tre të kësaj reviste.

“Arkeologjia është rubrika e parë ku artikulli i sjellë arkeologu dhe profesori Riza Hasa, flet për bazilikat në Skampin dhe një vend të veçantë merr edhe bazilika paleokristiane. Në rubrikën “Arkiv”, gjendet shkrimi i osmanologun Ermal Nurja, i cili i pasqyron të dhëna statistikore administrative dhe demografike, në kohën kur Sanxhaku i Elbasanit varej nga Vilajeti i Manastirit.

Artikulli tjetër, vjen nga Kastriot Dervishi, ndërkohë biblioteka “Qemal Baholli” është pasuri e qytetit tonë dhe vlerat e saj vijnë të pasqyruara në këtë numër edhe me tituj konkretë nga klasifikatorja bibliografe Manjola Hatellari. Dhe e veçanta tjetër është se në këtë numër lexuesit mund të gjejnë: ese historike nga shkrimtari i njohur Elbasanas Hyjni Ceka”.

Në vazhdën e artikujve nga dy numrat pararendës, me përshtypjet e udhëtarëve të huaj për Elbasanin, edhe në Albanon 3 profesoresha dhe doktorja e shkencave Emine Sadiku Teichmann vijon shkrimet e saj për këtë temë. Këtë herë flet për Gustav Ëeigand-specialistin e gjuhëve ballkanike, i cili jep detaje gjuhësore për të folmen e Elbasanit.

Duke qenë se ky vit është i veçantë për Qendrën e Artit “Skampa” sepse shënohet 100 vjetori i lëvizjes amatore teatrore dhe 55 vjetori i shfaqjes së parë të trupës profesioniste, mësuesi Fetah Biza sjell për lexuesit e Albanon një historik të shkurtër të Teatrit Skampa dhe të dhëna të detajuara për Shfaqjen e parë profesioniste “Rrethimi i Bardhë” (1963).

Znj.Toçi shton faktin se në këtë numër të revistës “Albanon” artikujt e botuar janë më të shumtë në numër, me emra të rinj autorësh që kanë sjellë punimet e tyre në redaksinë e Albanon, por edhe me një shtrirje më të madhe duke mos u përqendruar vetëm në Elbasan dhe rrethina, por edhe më gjerë. Interesi për të qenë pjesë e Albanon është në rritje, por redaksia e Revistës është e hapur dhe mirëpret shkrime nga autorë të ndryshëm për rubrikat e Albanon 4. Elbasaninews

Loading...