Loading...

Digjen dy automjete në afërsi të Drejtorisë së Policisë në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.
Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me targë, AA 595 KP në pronësi të shtetasit H. Hasekiu.
Ndërkohë është djegur mjeti tip Skoda me Targë, AA 702 DL, në pronësi të shtetasit B. Hoxha.
Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset të cilat bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve.
Me anë të kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin i cili është shpallur në kërkim.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj zjarrvënie që duket se është e qëllimshme.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarët e automjeteve, por identifikimi i autorit duket se do ta zbardhë shpejt ngjarjen.

Loading...
Loading...
loading...