Loading...

Dy aksidente me pasojë plagosjen e katër shtetasve kanë ndodhur brenda një ore në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Peqin.
Aksidenti në rrugën Elbasan-Peqin ka ndodhur në afërsi të fshatit Papërr. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën ku si pasojë ka mbetur i bllokuar brenda mjetit. Për të bërë të mundur nxjerrjen e tij jashtë makinës drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar , policia dhe zjarrfikësja të cilët pasi e kanë nxjerrë e kanë transportuar në ambulancë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë lagështia në rrugë.

Po kështu një tjetër në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojē është përplasur me borduren anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Loading...
Loading...
Loading...