Loading...

Me një kontribut të madh në arbitrimin shqiptar, karriera e Myrteza Allkjes do të niste në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit.

Myrteza Allkja shumë shpejt do të shquhej si një arbitër i ri me perspektivë dhe shumë i aftë. Ai ishte një përfaqësues i një brezi të ri dhe FSHF do t’i besonte drejtimin e ndeshjeve shumë të rëndësishme. Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja do të mbetej një “bilbil” mjaft autoritar, i admiruar nga skuadrat dhe sportdashësit në çdo stadium që arbitroi. Njeri korrekt në fushë dhe jashtë saj edhe me detyrën e vëzhguesit të FSHF-së.

Ai do të mbahet mend edhe për faktin që ka arbitruar i pari një ndeshje me drita në Shqipëri. Bëhet fjalë për derbin Tirana-Partizani 1-0, të luajtur më 5 gusht të vitit 1997 në orën 21:00. Allkja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli dot. Varrimi bëhetsot në orën 15:00 në Elbasan.
Ja çfarë thotë FSHF:

Me trishtim të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mësuar se sot në moshën 61 vjecare, është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja. Ai do të mbahet mend për kontributin e madh në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë.

Karriera e Myrtezait do të fillonte në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Myrteza Allkja shume shpejt do të shquhej si një arbitër me perspektive, me aftësi në fushën e blertë, si përfaqësues i një brezi të ri dhe menjëherë do ti besohej drejtimi i shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja, do të mbetej një vërshëllimë dinjitoze, i admiruar nga skuadrat dhe sportëdashësit, ai u duartrokit në cdo stadium që gjykoi. Vitet e fundit, FSHF i kishte besuar detyrën e vëzhguesit, punë të cilën e kreu me korrektesë dhe respekt deri ditën e fundit. FSHF në emër të komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Allkja, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Infoelbasani.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Mësohet FSHF ka dhënë urdhër që në nder të tij, të mbahet një minutë heshtje para se të fillojnë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë që do të luhen të nesër.

Panorama sport

Loading...
Loading...
Loading...