Loading...

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’. Një person në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Autori E. Carruni është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa mësohet se është me probleme mendore. Ndërkohë që shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Loading...
Loading...
Loading...