Test de Sida en Plaza de Armas.
Loading...
Loading...

 

Vazhdojnë të identifikohen raste të reja me HIV AIDS në Elbasan. Gjatë këtij viti u zbuluan 3 raste të tjera duke e çuar numrin e të prekurve në total në 68 persona.

46 prej tyre janë meshkuj dhe 22 janë femra.  Në tre rastet e identifikuar sivjet 1 është mashkull dhe 2 janë femra. Ndërsa mes të prekurve, 2 janë fëmijë, 1 prej të cilëve në qytetin e Belshit.

Gjeografia e të prekurve shtrihet si në qytet ashtu edhe në fshat. Rruga kryesore e transmetimit mbetet rruga seksuale dhe më pas ajo e transfuzionit të gjakut siç ishte rasti i fëmijës në Belsh. 17 persona kanë ndërruar jetë prej HIV AIDS në Elbasan.

Sipas specialistes së Sektorit të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, Elena Bibaja, gjatë vitit që po mbyllet janë ndërmarrë një sërë fushatash sensibilizuese duke takuar grupe të rinjsh, studentë, nxënës shkollash, qytetarë etj. Edhe sot në Ditën Ndërkombëtare kundër HIV AIDS në qytet u organizua një aktivitet i tillë ku u shpërndanë fletë palosje. Për ata që nuk jetojnë më u ndezën qirinj.

Mendohet se rastet në popullatë janë më shumë, por mjaft shtetas hezitojnë që të paraqiten duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Ndaj specialistja u bën thirrje gjithë qytetarëve që të paraqiten pranë qendrës pasi testimi është falas.

Loading...