Loading...

Kanë kaluar 30 vjet, por veprat e Enverit nuk mbarojnë kurrë.
Në fakt në kohën e diktaturës nuk kishte shtëpi që të mos mbante veprat e tij. Edhe tek më të varfrit gjeje një vepër të Enverit.
Ndërsa komunistët dhe nëpunësit kishin një bibliotekë të posaçme ku renditnin veprat e tij.
Me ardhjen e demokracisë shumë i hodhën ose dogjën këto vepra. Mjaft të tjerë i fshehën. Por fakt është se edhe sot e kësaj dite gjen pa problem veprat e diktatorit.
Disa prej tyre u fiksuan në foto sot në Elbasan, në karrocën e një fukarai që mblidhte hekurishte dhe vjetërsira. Për habinë e të gjithëve, në karrocën e tij ndodheshin një varg me veprat e Enverit.
Se për çfarë i donte i vobegëti këto vepra me mijëra faqe mund ta merrni vetë me mend…

Loading...
Loading...
Loading...