Loading...

Në një intervistë per Report tv Arben Laze, presidenti i klubit të futbollit Elbasan shprehet se nuk ka asnjë lloj lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar në Brazil. Ai deklaron se po konsultohet me avokatët për të bërë një padi për prishje imazhi të klubit.

Ditën e djeshme u sekuestruan në Brazil një sasi rekord kokaine, 617 kg e pastër, ndërsa destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti. Vlera e kokainës në tregu europian me pakice arrin në 60 milionë dollarë. Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua.

Loading...
Loading...
Loading...