Loading...

photo-4

Për herë të parë në shkallë vendi u krijua në Bashkinë e Elbasanit Këshilli Vendor i  Sigurisë Publike. Në përbërje të këshillit janë përfaqësues Kryetari i Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Drejtori i Policisë së Qarkut si dhe institucione të tjera si Gjykata, Prokuroria, Prefektura, Shëndeti Publik, Partitë Politikë, Komunitetet Fetare dhe Shoqëria Civile. Kryetari i Bashkisë do të kryesojë Këshillin Vendor për Siguri.

Në fjalën e tij në mbledhjen e parë të këtij Këshilli Z. Sejdini theksoi se kjo nismë synon një komunitet të sigurtë ndaj dhe të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen në mënyrë aktive në identifikimin e problemeve. Për më shumë, tha Sejdini, ky këshill mendoi të përqëndrohet në gjetjen e shkaqeve rrënjësore të faktorëve destabilizues të komunitetit si dhe në parandalimin e dukurive negative.

Në këtë proces Bashkia e Elbasanit mbështetet nga prezenca e OSBE e cila gjithashtu do të asistojë Bashkitë e Korçës dhe Gjirokastrës.

Përfaqësuesja e OSBE vlerësoi Bashkinë e Elbasanit e cila edhe këtë herë ishte pararojë për një proces mjaft të rëndësishëm.

Këshilli Vendor për Siguri Publike synon rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve lidhur me natyrën e krimeve, parregullësitë dhe sjelljet e dhunshme. Infoelbsani.al

photo-3

Loading...
Loading...
Loading...