Loading...

 

 

Nëna nga Labinoti Katund i Elbasanit, që lindi fëmijën e saj në kushte shtëpie, ka një histori të dhimbshme. Nuk është hera e parë që ajo lind në kushte të tilla. Madje pak vite më parë ajo solli në jetë 2 binjakë, por njëri prej tyre nuk mbijetoi dot.

Luljeta Kora aktualisht ndodhet në maternitetin e Elbasanit ku po merr ndihmën e specializuar.

Ajo tregon se si ndodhi lindja një ditë më parë. E kanë kapur dhimbjet herët në mëngjes, por kur janë bërë gati për tu nisur, kanë parë që rruga ka qenë e bllokuar nga dëbora. Kanë njoftuar menjëherë infermieret e fshatit të cilat kanë mbërritur në shtëpi. Nisja drejt Elbasanit me kafshë transporti do të thoshte që ajo të humbiste fëmijën në dëborë, ndërkohë që rrezikohej seriozisht shëndeti.

Ndaj infermieret kanë vendosur që ta ndihmojnë që të lindi në shtëpi. Ndërkohë që është njoftuar deputeti Taulant Balla

“Ishin dy infermiere që më ndihmuan fillimisht, Ismete Allushi dhe Nazmie Demiri. Ne njoftuam deputetin Taulant Balla dhe brenda 25 minutash na erdhi ambulanca. Falenderoj si infermieret e fshatit ashtu edhe deputetin që bëri të mundur transportin. Falenderoj edhe stafin mjekësor të maternitetit të Elbasanit që po kujdeset për mua.

Ndërkohë edhe bashkëshorti i saj shpreh falënderimet por ka një kërkesë të veçantë për deputetin Balla: “Meqenëse një fëmijë më ka vdekur i kërkoj që të më japin çekun e fëmijës së tretë sepse nuk jemi mirë nga ana financiare”.

Nuk dihet nëse do të merret në konsideratë kjo kërkesë. Ndërkohë nëna e re 25-vjeçare Luljeta Kora dhe vogëlushi i saj Manuel gëzojnë shëndet të plotë.

Loading...
Loading...
loading...