Loading...
Loading...

 

Në vitin 2009, për herë të parë u prodhuan kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me elemente të larta sigurie. Për shkak të liberalizimit të vizave, shqiptarët u pajisën masivisht me këto dokumente, që skadonin pas 10 vitesh.

Me nisjen e vitit të ri 2019 përfundon edhe afati i përdorimit të tyre. Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të verifikojnë dokumentet e identifikimit, pasi janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojne deri në Qershor të 2019-s. Riaplikimi për mjetet identifikuese ka filluar prej disa ditësh edhe në qytetin e Elbasanit.

Procedura që duhet të ndiqni për tu pajisur me kartë identiteti apo pasaportë të re.

Letërnjoftimi /karta juaj e identitetit duhet të jenë të vlefshme për kryerjen e çdo shërbimi publik apo privat në rast të kundërt ju nuk do të mund të përfitoni nga shërbime të cilat kërkojnë mjete identifikuese apo të udhetoni jasht vendit.

Në muajin Qershor kur përfundon edhe afati I kartave apo pasaportave të 2009 do të mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë në të cilat ju humbisni të drejtën për të votuar në rast se nuk keni mjet identifikues të vlefshëm. Elbasaninews

Loading...
loading...
Loading...