Loading...

Nga Aldo Kozarja

ELBASAN-Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’. Një person në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Autori është Alert Carroshi rreth 45-vjeç mësues në fshatin Vidhas të Elbasanit, ndërsa mësohet se është neutralizuar nga klientët e një lokali përballë dhe më pas e ka marrë policia duke e dërguar në komisariat. Autori po kalonte një periudhë depresive.

Ndërkohë që shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Report tv

Loading...
Loading...
Loading...