Loading...

 

Mullinjtë me ujë janë një nga shpikjet më të hershme të njerëzimit. Për shekuj e shekuj me radhë ato kanë shërbyer për bluarjen e drithërave duke shfrytëzuar rrjedhën e lirë të ujit.
Në Shqipëri kanë ekzistuar në masë deri vonë. Por me shpikjen e energjisë elektrike dalëngadalë nisën të zëvendësohen dhe ta humbin rëndësinë e dikurshme.
Megjithatë vitet e fundit ka një interes në rritje për mullinjtë. Kjo sepse ata sigurojnë një bluarje bio dhe të butë të drithërave duke i dhënë edhe një aromë të veçantë miellit e duke e bërë bukën dhe nënproduktet e miellit më të shijshme.
Por kohët e fundit ka edhe një tendencë të re. Ajo e shfrytëzimit të tyre për turizëm.
Mjaft turistë që vijnë në Shqipëri kanë kuriozitet për mullinjtë sepse nuk i gjejnë më në vendet e tyre. Veç kësaj ndërtesat karakteristike ngrihen në vende rrethuar përgjithësisht nga natyra e bukur mbushur me gjelbërim dhe ujë..
I tillë është edhe mulliri Kamber Bloku në fshatin Dardhë të Librazhdit. Familja e ka trashëgimi këtë profesion dhe po e aplikon edhe në ditët tona.
Fatkeqësisht mullinjtë tashmë numërohen me gishta nëpër fshatra. Por kjo traditë duhet të mbështetet nga shteti.

Loading...
Loading...
Loading...