Loading...

Pas vapës përvëluese, një stuhi e pazakontë ka përfshirë qytetin e Elbasanit. Erë, shi, bubullima dhe qytet i nxirë i zhytur në terr që në orën 5 të pasdites.
Kjo ka bërë që të boshatisen rrugët dhe lokalet pasi stuhia ka qenë e fuqishme duke shkarkuar nga qielli një shi të dendur i cili ka përmbytur edhe rrugët.
Gjatë këtyre ditëve, Elbasani, ashtu si e gjithë Shqipëria, përjetoi temperatura të larta mbi normën. Stuhia duket se do të freskojë pak motin duke e kthyer në normalitet.
Gjithashtu këto reshje janë të domosdoshme në bujqësi, nëse nuk e tejkalojnë masën.

Loading...
Loading...
Loading...