Loading...

Nisma “Për një qytet të pastër”, zgjon lagjen “Kala”, qindra qytetarë bashkohen me nismën e KRYEBASHKIAKUT të ri

Ka mjaftuar një ftesë e kreut të Bashkisë, Gledian Llatja, (më së shumti në rrjetin social), që qindra qytetarë e nëpunës bashkiakë, t’i përgjigjen pozitivisht. Ka qenë ora rreth 06.00 e mëngjesit të sotëm, kur është bërë “zgjimi” i lagjes “Kala” në qytetin e Elbasanit.

Nën moton “Për një qytet të pastër”, mjediset e kësaj lagjeje historike janë mbushur me qindra vullnetarë për pastrimin e rrugëve të kalldrëmta. Të gjithë punonjësit e administratës ishin të pajisur me uniformën përkatëse, si edhe me mjetet e punës për këtë shërbim qytetar.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo lagje nuk kategorizohej si lagje me mbeturina, por gjithësesi, aksioni pati vlerat e veta. Banorët janë sensibilizuar nga nisma e kryebashkiakut dhe kanë qenë të shumta ata që janë bashkuar me grupin e vullnetarëve.

Sipas kreut të Bashkisë, aksioni do të vazhdojë edhe në lagjet e tjera të qytetit dhe ai apeloi banorët, që kujdesi për një Elbasan më të pastër, të jetë më i madh. Pjesë e nismës vullnetare do të bëheshin edhe deputetët Evis Kushi, Arben Kamami dhe Florenc Spaho. Javët e ardhshme, nisma do të shtrohet në të gjitha zonat turistike të Bashkisë së Elbasanit.

Në profilin e tij në Facebook, Llatja shkruan:

Shumë faleminderit 🙏🏻 vullnetarëve dhe deputetëve, 🙋‍♀🙋‍♂ që sakrifikuan disa orë nga gjumi i mëngjesit dhe iu bashkuan nismës tonë për të pastruar qytetin. ✅🧹
Sot fokusin e zuri 📍 lagjia #Kala si destinacioni më i frekuentuar nga turistët. 🎒
Të sillesh në mënyre qytetare dhe të civilizuar është detyrim ndaj fëmijëve dhe familjeve tona për një qytet të pastër.🏙🍀✨ #BashkiaElbasan 👏🏻

Loading...
Loading...
Loading...