Loading...

Skuadra e 17 vjeçarëve të Pepës ka mundur pa shumë probleme dhe me një rezultat të thellë skuadrën e Lufëtarit në fushën e tyre. Ka qenë një përballje që është dominuar nga djemtë që stërviten nga tekniku Mardian Kacollja, të cilët nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren.

Serinë e golave e hapi mesfushori Çerri, i cili kalibrohet mirë nga rreth 30 metra dhe e ndal sferën në trekëndësh. Gjithesi, ai që spiatai ishte sulmuesi Eljo Gjata, i cili realizon një tripletë personale.

Sa i përket miqve, ishin të pafuqishëm për t’i bërë ballë vendasve, të cilët gjithsesi arritën të shënonin një gol nderi me anë të Meços, pas një goditjeje dënimi që përfundoi në rrjetë. Në fund të sfidës, folën edhe autorët e golave të skuadrës Pepa U-17, të cilët u shprehën të kënaqur për këtë fitore dhe golat e shënuar.

Me këtë fitore ekipi i Pepa U-17 shkon në kuotën e katër pikëve në klasifikim, ndërkohë që janë luajtur tri ndeshjet e para të sezonit.

Loading...
Loading...
Loading...