Loading...

Policia e Elbasasnit ka vënë në pranga 30 vjeçarin me iniciale A. H., pasi plagosi me thikë 46 vjeçarin me iniciale D. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mpreht (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Plagosja e rëndë me dashje”.

loading...
Loading...
loading...
Loading...