Loading...

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 28.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan , për shtetasin B.K., 37 vjeç banues në Prrenjas, shofer pranë një firme që transporton materiale të ndryshme, pasi më datë 27.11.2017 në fshatin Vidhas Elbasan, pa dijeni të pronarit  dyshohet se i ka shitur një sasi hekuri shtetasit A.V., 50 vjeç banues në fshatin Vidhas. Neni 134 i Kodit Penal. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.V., 50 vjeç banues në fshatin Vidhas, pasi në këtë fshat ka një lavazh pa liçencë. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 28.11.2017 , në Lagjen “Skëndërbej”, persona të paidetifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e  shtetasit L.B., 42 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Me date 28.11.2017, në Lagjen “Qemal Stafa” ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, i parkuar në rrugë,  në  pronesi të shtetasit A.Z., 61 vjeç. Mjeti është djegur pjesërisht. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes  dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 28.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në fshatin Rrasë, pasi dyshohet se në fshatin Rrasë, për motive pronësie, ka goditur me grushte shtetasin A.H, vjeç 48, banues në fshatin Rrasë. Neni 89 i Kodit Penal.

Loading...
Loading...
Loading...