Loading...

pushimet spitale

85 punonjës të shëndetësisë janë larguar nga puna në qendrën spitalore të Elbasanit. Bazuar në një urdhëresë të Ministrisë së Shëndetësisë . Më rëndë janë goditur kategoria e infermierëve dhe pastruesve në të gjitha spitalet e qarkut.

Për të zbatuar këtë urdhër drejtoresha e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” ngriti një komision verifikimi. Ky komision i përbërë nga 8 anëtarë ka bërë verifikimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm.

Për infermierët si kriter janë marrë formimi profesional dhe kreditit në vite. Për sanitarët janë marrë për bazë vitet e punës dhe arsimin.

Disa javë më parë infermierët dhe sanitarët u hodhën në protestë pasi sipas tyre nuk po respektoheshin kriteret dhe se largimi nga puna është motivuar si politikisht.

Sipas të dhënave disa prej personelit të pushuar kanë kryer ankim në gjykatën administrative dhe pritet të hedhin në procese gjyqësore institucionin.

Por sipas drejtorisë së qendrës spitalore gjithçka ka qenë transparente në këtë proces bazuar në dokumentacionin e kërkuar.

Në shëndetësi pritet që të vijojnë reforma të tjera. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...