Loading...

Teksa na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor të gjithë prindërit po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur fëmijët e tyre në shkollë. Pajisja me artikuj të rinj mund të jetë argëtuese për fëmijët, por jo për prindërit.

Një nga ankesat e përvitshme të tyre është fakti se çmimet e artikujve shkollorë të cilat ata janë të detyruar t’i blejnë, janë të larta dhe të vështira për t’u përballuar.

Një ndër aksesorët e domosdoshëm janë çantat, çmimet e të cilave sot variojnë nga 1000 leke deri në 4000 lekë. Kosto është disa herë më e lartë për ato familje të cila kanë më shumë se dy fëmijë në shkollë.

Çmimet e rrobave dhe të këpucëve janë edhe këtë vit tepër të larta duke arritur deri në 4.000 lekë, dhe së bashku me artikujt e tjerë shkollorë arrijnë një shifër të konsiderueshme që për pjesën dërrmuese të shoqërisë.

Loading...
Loading...
Loading...