Loading...

 

Këto ditë ka nisur pastrimi i lumenjve dhe zonave të ndotura në qarkun e Elbasanit. Vëmendja është përqëndruar në lumin Shkumbin i cili rezulton më i ndoturi për shkak se në anë të tij ndodhen disa qytete dhe fusha plehrash.

Por jo vetëm kaq. Edhe përrenjtë që kalojnë nëpër fshatra rezultojnë mjaft të ndotur.

Përmbytjet e këtij viti nxorën në pah se sa i ndotur është ambienti ku banojmë pasi, me rënien e nivelit të lumenjve kanë mbetur varë nëpër degë pemësh plasmase, plastika, rroba të vjetra, plehra, ilaçe, inerte dhe lloj-lloj mbeturinash.

Në kuadër të javës së tokës këtë aksion e kanë përshëndetur institucione, administrata, nxënës shkollash, të rinj, qytetarë, ambientalistë etj.

Por edhe pse po punohet dhe po largohen tonelata me plehra, është e pamundur që të pastrosh gjithë luginën e Shkumbinit. E rëndësishme është që të aksioni të nisë me „pastrimin“ e ndërgjegjes sonë.

Gjatë këtyre ditëve janë larguar pra plehra dhe mbeturina të çdo natyre. Vullnetarët janë përballur edhe me surpriza të pakëndëshme si qen, bagëti dhe kafshë të ngordhura e të dekompozuara. Kjo e ka vështirësuar punën e tyre pasi kadavrat nuk mund të përzihet me plehrat e tjerë.Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...