Loading...

Nderohet pas 27 vjetësh polici i vrarë në Elbasan. Është zhvilluar sot në këtë qytet ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve të punonjësit të policisë të rënë në krye të detyrës në maj të vitit 1990 Fatmir Latifi.

Familjarë, kolegë, pushtetarë vendor dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit nderuan punonjësin e rënë në krye të detyrës, një ngjarje e cila ende nuk është zbardhur dhe keqbërësit nuk janë vënë para drejtësisë.

Eshtrat e dëshmorit Fatmir Latifi tashmë do të pushojnë në Varrezat e Dëshmorëve në Elbasan, pranë atyre që kanë dhënë jetën për Shqipërinë.

Komisioni Qendror i Statusit “Deshmor i Atdheut” ka vendosur  shpalljen “Deshmor i Atdheut” te ish – punonjesit te policise  te Drejtorise Vendore te Policise Elbasan  Fatmir Latifi. Keshilli i Qarkut Elbasan  dhe Institucioni i Prefektit ne Elbasan rane dakort per zhvillimin e ceremonise  se zhvendosjes se eshtrave te Deshmorit te Atdheut Fatmir  Latifi nga varrezat publike  te qytetit  dhe vendosjen e tyre ne Varrezat e deshmoreve te Atdheut Elbasan. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...