Loading...

Komunikata e Policisë Elbasan

Finalizohet operacioni “Rrajca 2019”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në trafikimin e mjeteve motorike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd.

Një shtetas në pranga dhe një i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, finalizoi operacionin “Rrajca 2019”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. B., 53 vjeç, lindur në Prrenjas, Librazhd.

Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonise së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas. Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas trafikuar në Shqipëri.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash (për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.

Loading...
Loading...
Loading...