Loading...

Një kryefamiljar në qyetin e Elbasanit, është paraqitur në polici për të denoncuar zhdukjen e vajzës së tij të mitur.

Gjatë ditës së djeshme 46-vjeçari P.N., me banim në Elbasan, ka deklaruar në polici, se vajza e tij 16- vjeçare, S.N., është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

I shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur vajzës, babai ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj, pasi vetë nuk di ku ta kërkojë.

Pavarësisht kërkimeve të tij tek të afërmit apo shoqet e saj, e mitura nuk dihet se ku është, duke u shprehur i shqetësuar për fatin e të bijës.

Lidhur me denoncimin e 46- vjeçarit, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e së resë.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Infoelbasan.al/DM 

Loading...
Loading...
Loading...