Loading...

 

Loading...

Pas Rigers Selamit që erdhi nga futbolli spanjoll, Elbasani afron një tjetër lojtar shqiptar, po të rritur jashtë vendit.

Bëhet fjalë për sulmuesin Niko Zisi, i rritur tek moshat e Arisit të Selanikut në Greqi dhe sezonin e fundit ka luajtur në kategoritë inferiore në shtetin fqinjë.

Mësohet se sulmuesi ka ardhur fillimisht për provë në klubin elbasanas dhe do të testohet ditën e nesërme në miqësoren që do të luajnë përballë Shkumbinit.

Megjithatë, në situatën ku ndodhen verdheblutë dhe me kampionatin që është në prag, klubit i duhet shumë përforcime të tjera në të gjitha repartet.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë gjërat në këtë kamp, ndërkohë që klubi pritet të kalojë edhe zyrtarisht nën administrimin e kompanisë së huaj që ka blerë në masën 100% aksionet e klubit të futbollit. Elbasaniplus

Loading...