Loading...

Elbasani rezulton një “kockë” e fortë përballë Laçit në kupë, teksa ka marrë një barazim 0 me 0 përballë tyre në “Elbasan Arena”.

Edhe pse kurbinasit vinin si favoritë absolutë, Elbasani u mbrojt mirë dhe lë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit në Laç.
Rastin më të mirë të ndeshjes e kishin verdheblutë në pjesën e dytë, me Bajramin që godet shtyllën.
Të dy trajnerët aktivizuan lojtarët e rinj, pasi më shumë e kanë mendjen tek kampionati.
Elbasani do të luajë me Besën, ndërsa Laçi me Flamurtarin.

Loading...
Loading...
Loading...