Loading...

Elbasani ka dalë i mundur nga përballja miqësore me Pogradecin pasditen e djeshme, me liqenorët që fituan me rezultatin 5 me 3. Ka pasur “festival” golash në përballjen që u shërbeu trajnerëve të ekipeve për të provuar lojtarët që kishin në dispozicion.

Edhe pse verdheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Ballës, vendasit trefishuan rezultatin. Golat e Peposhit dhe Bushit rikthyen barazpeshën, ndërkohë që në minutat e fundit vendasit nga Pogradeci shënuan edhe dy gola të tjerë, duke i mbyllur shifrat në 5 me 3.

Elbasani nuk ka fituar asnjë ndeshje miqësore deri më tani, me përjashtim të një përballjeje me ekipin e të rinjve. Gjithsesi, ekipi ka pësuar rritje nga dita e parë që kanë startuar përgatitjet.

Loading...
Loading...
Loading...