Loading...

Testimet për punësimin e infermierëve të rinj në të gjitha strukturat mjekësore publike fillojnë ditën e hënë (9 shtator). Pas verifikimit të bërë për të gjithë kandidatët që morën pjesë në fazën e parë të konkurimit me dosje, Qendra e Shërbimit të Arsimit ka zyrtarizuar tashmë kalendarin me datat dhe oraret e testimit për 1244 infermierët e kualifikuar. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar për secilin kandidat, datën dhe orën se kur duhet të paraqitet në ambientet e kësaj qendre për të zhvilluar provimin e informatizuar të specialitetit të tij.

“Duke nisur nga data 9 shtator, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), do të zhvillohet provimi i digjitalizuar për punësimin e specialistëve të shkencave mjekësore teknike. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve që janë në garë, për infermierët provimet do të zhvillohen me tre turne në ditë për nëntë ditë me radhë. Referuar datave të përcaktuara, provimet për këtë specialitet do të përfundoj në datën 19 shtator. Secili kandidat që është pjesë e listës së detajuar në vijim të shkrimit duhet të paraqitet për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për të. Në të kundërt do të përjashtohet nga gara për vendet e lira të punës”, bëjnë me dije ekspertët e kësaj qendre.

Po sipas rregullores së përcaktuar. kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe detyrimisht duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal dhe kopje të tyre, si dhe faturën e pagesës së përcaktuar për hyrjen në testim. Kandidatëve të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk do të mund të marrin pjesë në provim. Për paraqitjen në mjediset e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh se: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi ky vlerësohet si kriter skualifikimi, ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit, si dhe ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimeve.

Teza e provimit përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri. Ndërsa pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specifikave të këtij specialiteti. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit në testim bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit 20 pikë dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit 50 pikë. Nga konkurimi me dosje kandidati mund të sigurojë edhe 30 pikë të tjera të vlefshme. Fitues do të jenë kandidatët që kanë siguruar numrin më të madh të pikëve nga të dyja fazat e konkurimit. Gara për infermirët duket se do të jetë e ashpër, kjo për shkak të numrit të madh të aplikuesve dhe numrit të kufizuar të vendeve të lira të punës të raportuara nga strukturat mjekëosre publike. Pas infermierëve, tetsimit do ti nënshtrohen specialistët e fizioterapisë, teknikët e laboratorit dhe imazherisë, si dhe specialistët e profilit mami. Testimet për këta kandidatë do të zhvillohen në datat 20 deri në 25 shtator, po sipas të njëjtave kushte.

Për të parë listën, klikoni këtu:

lista infermier

Loading...
Loading...
Loading...