Loading...
Loading...

 

Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në dalje të tunelit në drejtim Elbasan-Tiranë. Nga aksidenti ka humbur jetën gruaja, ndërsa i plagosur rëndë në spital ndodhet burri, i cili po drejtonte makinën.

Imet Gurishta 60 vjeç po udhëtonte me gruan Xhevaire Gurishta 55 vjeçe nga Korça në drejtim të Tiranës për të bërë kimioterapinë me mjetin me targë AA544KO në momentin që ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar rreth 15 metra në humnerë.

Imet Gurishta si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurimit ka dalë nga makina kur ajo u përmbys dhe përfundoi në humnerë. Sipas policisë, çifti u dërgua me urgjencë në spital, por bashkëshortja si pasojë e plagëve ndërroi jetë, ndërsa burri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

Loading...