Loading...

Nga fillimi i muajit maj të këtij viti e në vazhdim do të zhvillohet provimi i shtetit për profesionet e rregulluara në fushën e mjekësisë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listat me emrat e punonjësve të shëndetësisë dhe datat përkatëse të testimit sipas profesionit të mjekut, farmacistit, stomatologut, mamisë, infermierit, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit. Përkatësisht sot publikohen emrat e 502 kandidatëve të fushës së mjekësisë që do t’i nënshtrohen provimit të shtetit. Në ditët në vijim, ‘GSH’ do të publikojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve për çdo profesion në këtë fushë. Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton të gjithë kandidatët që të paraqiten pranë godinës së këtij institucioni 30 minuta para provimit. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit për profesionet e rregulluara të fushës së mjekësisë do të zhvillohet nga fillimi i muajit maj 2019 e në vijim. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: bulevardi ‘Zhan D’Ark, nr. 23, Tiranë (ose godina e ish-ATSH). Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit”, – bën me dije QSHA.
Dokumentacioni
Qendra e Shërbimeve Arsimore thekson se kandidatët nuk duhet të harrojnë dokumentacionin ditën e testit. “Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të kartë ID ose pasaportë, si dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrjes”, – nënvizon QSHA. Kjo e fundit shton gjithashtu se fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatëse.

Loading...
Loading...
Loading...