Loading...

Ai kërkoi dhe përfitoi një leje treditore nga burgu për të mos u kthyer më pas. Burri, i quajtur Olsi Shaqlli, 45 vjeç me origjinë shqiptare, kërkohet tani në të gjithë Italinë.

Ai është një nga kriminelët e përfshirë në vrasjen e një sipërmarrësi apulian, ngjarje e ndodhur rreth 10 vjet më parë. Arrestuar në vitin 2012 nga Interpol në Shqipëri, u ekstradua më pas në Itali.

Arrestimi nga autoritetet shqiptare erdhi pas katër vitesh arrati, pasi akuzohet si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit bujqësor 40-vjeçar Giuseppe Intelletto. Biznesmeni italian u vra gjatë një grabitjeje në tentativë në një dhomë private në Gioia del Colle më 6 janar 2008 ndërsa burri luante letra me disa miq.

Ai u identifikua disa javë pas krimit pasi hetuesit gjetën gjurmët e ADN-së së tij në një gotë, në të cilët ai kishte pirë ujë.

Pas katër vitesh në arrati, shqiptari me origjinë nga Korça u burgos në burgun Campobasso, por prej ditësh është arratisur pa asnjë gjurmë. Arratisja e tij mund të jetë kryer me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve.

Loading...
Loading...
Loading...