Loading...

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një ndër artistet më të preferuara të showbizit shqiptar.

Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me çdo veprimtari të saj, sidomos me postimet e shpeshta në rrjetet sociale.

Mirëpo për jetën sentimentale nuk është komentuar shumë sepse nuk ka lënë shumë “gjurmë”.

Por në një intervistë të fundit ajo foli për fustanet që ka menduar të veshë në dasmën e saj dhe do të jenë 3 të tillë.

“Pse ju duket kaq e pabesueshme që unë të jem nuse. Unë madje mezi po pres. Do të bëhem nuse një ditë”, u shpreh këngëtarja.

E siç duket Enca e paska pak qejf këtë muhabetin e martestës dhe së fundmi ka folur sërish për “Thumb”.

“E ke frikë martesën?”- u pyet këngëtarja dhe përgjigja e saj ishte kështu:

“Jo, madje e kam me shumë dëshirë. E mendoj shpesh ditën që do të martohem dhe ditën që do të bëj edhe fëmijë. Do të dale edhe unë me një beb…(vendos dorën te barku).”

Pyetjes se kur mendon që do të martohet, këngëtarja iu përgjigj troç:

“29 -30. E kam menduar 30, po pastaj i binte vonë për bebin. Më mirë 29.”- thotë Enca.

Por a do pranonte Enca të jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën?

“Mendoj që do të kem marrëdhëniet më të mirë në botë me vjehrrin dhe vjehrrën po nuk mendoj që do jetojmë në një shtëpi, sepse për mua ka më kuptim që familja ime e re edhe e vogël të zhvillohet më privatisht. Po sigurisht që gjyshërit, çdo pasdite pas orës 7 kur mami dhe babi të dalin…”

Mashkulli ideal për Encën?

“Besnik, suportiv edhe “hardworking”, që punon shumë dhe ka diçka të veten, kjo është shumë e rëndësishme.”- ka treguar këngëtarja e cila se ka gjetur ende atë.

Loading...
loading...
Loading...