Loading...

Pas sukseseve të njëpasnjëshme Era Istrefi i ka lënë pak mënjanë rrjetet sociale. Pak kohë më parë ajo iu nënshtrua dhe një operacioni, ku hoqi apandesitin lajm të cilin e dha vetë në rrjetet sociale. Mungesën në Instagram Era e vënë re edhe vetë dhe për këtë ditën e sotme ajo ka shpërndarë për ndjekësit një mesazh të rëndësishëm në profilin e saj.

Era ka shpjeguar arsyen e distancimit të saj nga Instagrami dhe duket se ka një arsye mjaft të fortë. Gjatë një interviste të cilën e ka ndarë me ndjekësit, ajo shprehet se është munduar të fokusohet në gjërat që e bëjnë të lumtur dhe të ndihet njerëzore.

“Arsyeja pse nuk po postoj shumë së fundmi. Mbështetem plotësisht në këtë intervistë që është bërë një vit më parë. Offline është luksi i ri. Mora kohën time që të shërohesha pas ndërhyrjes dhe të fokusohesha në atë që më bën të lumtur dhe çfarë më bën të ndihem një qenie njerëzore”- shkruan në anglisht Era.

 

Loading...
Loading...
Loading...